Tatuazhet fenomen i shkujdesur i shoqërisë?

Vizatimet e ndryshme në trup dhe gjymtyrë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë të njohura në Maqedoni.  Këtë e thotë eksperit i tatuazheve Sedat Avdullahu i cili punon në Shkup.

Ekzistojnë tatuazhe të përhershme dhe të përkohshme. Avdullahu gati një dekadë merret me vizatimin e tatuazheve të përkohshme. 

‘Qe 10 vite mirrem me tattoo, vetëm gjatë sezonit veror punoj, vetëm te perkohshme pasiqë të vërtetat kërkijnë obligim dhe përgjegjësi të madhe po edhe klientet këtu në vendin tonë gati se të gjithë kërkojnë të përkohshme pasi të vertetat kërkojne vendosshmeri se nuk hiqen lehtë perveq me menyrë laserike’ tha Avdullahu.

 ‘Unë kam pasur tatuazh të përkohshëm, do të thotë vizatim në trup i cili qëndron një kohë më të shkurtër dhe hiqet. Nuk kam bërë tatuazh të përjetshme, dhe nuk kam ndërmend të bëj’ tha Sara M.

Aneta Petrusheska, detarmatologe duke folur për rriziqet që i paraqein tatuazhet, thotë se janë të vetmit ata që mund ti largojnë të njëtat nëpërmjet operacioneve apo në mënyrë laserike. ‘Në procedurë për largimin e tatuazheve vendoset laser që kalon nëpërmjet lëkurës dhe në mënyrë direkte prek pigmentin e lëkurës. Që të mbrohet lëkura trajtimi kalon disa sesione’ thotë Petrusheska.

Shikuar nga këndi i fesë Islame, principet e këtij religjioni ndalojnë reptësisht tatuazhin.

“Argumenti se tatuazhet janë të ndaluara është fjala e të dërguarit të Allahut: ”Allahu i mallkoftë ata që bëjnë tatuazhe dhe ata të cilat kërkojnë ti bëhet tatuazhe.” [Buhariu] Kurse arsyeja pse sheriati e ka ndaluar tatuazhin është ndryshimi i krijimit të Allahut të Madhëruar, gjithashtu lëndimi i trupit pa ndonjë nevojë dhe domosdoshmëri dhe kjo arsye është cekur në fundin e hadithit “Ata të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut”. [Buhariu]. Sa i përket tatuazhës së përkohshme, nëse bëhet në mënyrën e lartpërmendur (apo ajo që është e njohur) duke shpuar me gjilpërë trupin e njeriut, ndalesa është e prerë për çdo kohë.

Kurse nëse pyetja është për disa fotografi të cilat vendosen në trup pastaj largohen, nëse këto fotografi janë fotografi të kafshëve janë të ndaluara, kurse nëse janë të natyrës e të ngjashme, nuk ka ndalesë, mirëpo largimi nga ato është më e mirë. Allahu e din më mirë’ thotë Qëndrim Jashari, teolog nga Shkupi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button