Mirësjellja në çift, asnjëherë nuk del nga “moda”

Mirësjellja nuk e lejon të humb respekti, përderisa respekti e mban dashurinë të gjallë. Kjo do të thotë se pa mirësjellje nuk ka dashuri

1.Kur ai dhe ajo caktojnë takim, kuptohet që asnjëri nuk bën të vonohet. Respektimi i normave etike në shoqëri, në të cilën jetohet dhe pamja estetike e individëve, të rinj apo të vjetër, secilin njeri e pushton dhe e tërheq. Mos flisni për qëndrimet tuaja femër-mashkull, madje as me miqtë.

2. Nëse ndaheni me të dashurin apo me të dashurën, me burrin apo gruan, mos kërkoni asnjë rast që t’ju kthehen dhuratat dhe mos i pranoni ato nëse dëshiron t’jua kthejë tjetri.

3. Mos flisni kurrë keq për ish-simpatitë tuaj apo për lidhjen, e aq më pak për burrin apo gruan, qoftë edhe për ata nga të cilët jeni ndarë. Nëse duhet patjetër ta lehtësoni shpirtin, besojuni prindërve apo vëllezërve, por kurrë të huajve.

4. Mos thoni “Unë dhe burri im ” apo “Unë dhe gruaja ime”, por “Burri im dhe unë” Fjalën “unë” kurrë nuk duhet ta vini në vend të parë.

5. Asnjëherë mos i thoni ofendime të dashurës apo të dashurit

6. Jeni i ndjeshëm ndaj dhimbej së partnerit-es

Lajme të ngjashme

Back to top button