fbpx

Presidenti Mugabe i ‘ propozon martesë’ Obamas

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, është tallur me vendimin e Amerikës për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet, duke u zotuar se do të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’i propozojë për martesë Obamës.

Gjatë intervistës së tij të përjavshme në radion kombëtare, presidenti i Zimbabve u tall duke thënë se do të udhëtojë për në Shtëpi të Bardhë dhe do t’i ulet në gjunjë Obamës dhe do t’i kërkojë të martohet me të. Mugabe, i cili njihet për deklaratat e tij brutale kundër homoseksualitetit, u përgjigj në mënyrë të çuditshme ndaj vendimit historik të Gjykatës së Lartë Amerikane, që garanton martesën mes homoseksualëve, lesbikeve dhe heteroseksualëve.

“Kam ardhur në përfundim se përderisa Obama mbështetë martesën mes të njëjtit seks, nëse është e nevojshme, unë do të udhëtojë për në Uashington DC, do t’i ulem atij në gjunjë dhe do t’i propozoj martesë”, është shprehur me ironi Mugabe. Këto komente të tij vijnë vetëm pak orë pas vendimit që mori Gjykata e Lartë për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet e SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button