Kthehen edhe 58 familje serbe në Kosovë

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur sot Bordi i dytë Drejtues për projektin RRK 4, ku mori pjesë edhe vetë ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic.
Në takim është miratuar kthimi i 58 familjeve me një total prej 302 anëtarëve në Komunën e Shtërpcës, Obiliqit, Klinës, Istogut dhe Pejës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, në fillim të takimit falënderoi për punën dhe për raportet si me shkrim ashtu edhe me gojë, duke shtuar se projekti RRK 4 po shkon sipas planit, siç tregohet nga faktet dhe kjo është thelbësore. Informacionet të cilat vijnë nga përfituesit e projektit janë pozitive, dhe vetë përfituesit janë shumë të kënaqur.

Ministri Jevtic, gjithashtu shfrytëzoi rastin për të falënderuar shefin në largim të IOM-it për një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha programet dhe projektet dhe sigurisht për angazhimin personal që procesi të shkon ashtu siç ishte imagjinuar.

Shefit të ri i uroi mirëseardhje duke dëshiruar të vazhdojë i njëjti bashkëpunim i mirë ashtu siç ishte kur Baca ishte në kreun e IOM-it.

Kreu në largim i IOM-it, Jorge Baca, arriti në përfundimin se pas pesë vjet e gjysmë të misionit në Kosovë, ka pasur rezultate të mira dhe vuri në dukje se me ministrin Jevtic ka pasur bashkëpunim shumë të mirë.

Ndërsa shefja e re tha se është e lumtur që ajo e gjen një ekuilibër të mirë në misionin e IOM-it në Kosovë dhe shprehu besim të sinqertë se bashkëpunimi i mirë me të gjitha palët e interesuara në këtë proces do të vazhdoj.

Lajme të ngjashme

Back to top button