Izairi: Mbrojtja e Malit Sharr është prioritet kombëtar

Shpallja e Malit Sharr për park kombëtarë, duhet të kuptohet si qëllim për sigurimin e zhvillimit dhe avancimit të tërë gjendjes dhe potencialit të vlerave natyrore, por gjithashtu edhe sigurimit të  menaxhimit të drejtë dhe përdorimit të qëndrueshëm. Mbrojtjen nuk duhet ta shohim  si pengesë të popullsisë lokale por, si mundësi, edhe atë  për një organizim modern të fshatrave për rreth parkut, zhvillimin e bujqësisë tradicionale, por edhe kyçjen në aktivitetet turistike, theksoi ministri i MjedisIt Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, në fjalimin e tij hyrës në prezentimin publik  të aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur, që sot u mbajt në Institutin e Mjedisit Jetësor dhe Shëndetësisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Duke e karakterizuar Malin Sharr si një zonë me interes të lartë kombëtar, me vlera të shumta natyrore dhe biodiversitet jashtë zakonisht  të pasur , ministri Izairi shtoi se çështja e shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur (park kombëtarë) është aktualizuar përsëri dhe është prioritet në Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (2014 – 2018).

Në ngjarje u prezentua projekti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor „Arritja e mbrojtjes së llojllojshmërisë biologjike përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv me zonat e mbrojtura dhe integrimit të llojllojshmërisë biologjike në planifikimin e përdorimit të tokës “,i cili po zbatohet me mbështetjen e UNEP Vjenë, ndërsa financiarisht mbështetet nga Fondi Ekologjik Global (FEG).

Priotitetet në këtë projekt janë definuar në të dy projektet të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , me mbështetje të FEG-it dhe UNEP-it, i realizoi gjatë dy vitete të kaluara, e që janë në fazën përfundimtare – Strategjia me Planin Aksional për llojllojshmërinë biologjike dhe Plani Kombëtarë Aksional për luftën  kundër shkretëtirëzimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Një nga qëllimet përfundimtare të këtij projekti është rritja e përqindjes së zonave të mbrojtura prej 9% deri në 12% ku një pjesë të madhe do të ketë edhe shpallja e Malit Sharr.

Midis tjerëve në këtë ngjarje mori pjesë edhe Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, Tomas Majkll Baer, ambasador i Austrisë, përfaqësues të njohur të komunitetit  shkencore, kryetarë të komunave dhe përfaqësues të komunave  të cilët gravitojnë drejt kësaj zone, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediat. Ngjarja u organizua me qëllim që të gjitha palët e tanguara, qysh në fazën e hershme  të kyçen në aktivitetet që i ka ndërmarrë Ministria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në lidhje me mbrojtjen e Malit Sharr.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore prof.dr. Zamir Dika, si dhe përfaqësuesi i Zyrës së UNEP-it në Vjenë, Pjerr Karlo Sandei.

Lajme të ngjashme

Back to top button