Drejtori i përgjithshëm i Stopanska Bankës-Manastir dyshohet për keqpërdorim të detyrës

60 vjeçari D.M nga Manastiri, drejtor i dytë i përgjithshëm i “Stopanska Banka AD Manastir”, është i dyshuar për keqpërdorime të detyrës, me çka, sipas policisë bankës I ka shkaktuar dëm prej rreth 1 milion eurove.

Siç informojnë nga policia, i dyshuari, gjatë periudhës 2009-2010, nuk I ka plotësuar kushtet nga marrëveshja, të nënshkruar ndërmjet kompanive “Metalec konstrukci” dhe “Alpine bau GMBH”, ku banka ka vepruar si garantues, dhe në vend që të aktivizoj garancinë për kompensimin e bankës, ai ka iniciuar zgjidhje jashtëgjyqësore për  zgjidhje të kontestit.

Në ndërkohë,  sipas policisë, ai i ka informuar gabimisht anëtarët e bordit drejtues të bankës.

Lajme të ngjashme

Back to top button