Ahmeti dhe Thaçi takohen me 17 ambasadorët e BE-së

Lideri i BDI-së inkurajon zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike, duke vënë interesat e përgjithshme shtetërore përpara interesave partiake. sepse sipas tij interesat e përgjithshme duhet vënë para interesave partiake.

Pas takimit me 17 ambasadorët e shteteve evropiane dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav, Ahmeti theksoi se është e nevojshme që palët të reflektojnë 2-3 ditët në vazhdim.

Ahmeti kërkoi edhe njëherë respektimin e plotë të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe rekomandimeve të Brukselit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim të përbashkët 17 ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

Thaçi shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Thaçi theksoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendës euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike qe e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button