Recension: Gruevski do ta nxjerrë thikën e ngulur, Ljubçoja do të kthehet në VMRO-DPMNE

Gruevski-Georgievski-09876-0987-crop-resize

 

Bëhet fjalë për përmbajtje interesante mediatike, e cila, në shikim të parë, e tërheq vëmendjen e publikut, që shihet edhe nga numri i vizitave (rreth 15.000 deri në orën 22 të datës 25 qershor 2015). Teksti bie në sy që me zgjedhjen e titullit provokativ, me të cilin ofrohet informatë e sigurtë. Mirëpо, a është me të vërtetë ashtu?

download

Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski do ta nxjerrë thikën e ngulur, Ljubçoja do të kthehet në VMRO-DPMNE

Data dhe koha e publikimit: 24.06.2015, 23:57:05

Data e recensionit: 25.06.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

E TË PYETET LJUBÇOJA!?

Mënyra se si është shkruar dhe është plasuar ky material i vë në shenjë pikëpyetjeje standardet profesionale dhe еtike, të cilat kërkojnë që saktësia e informatës të verifikohet sa më shumë që është e mundur, e më së paku nga dy burime që nuk janë të lidhura ndërmjet vete.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një tekst të anshëm dhe spekulativ, vërtetësia e të cilit nuk mund të vërtetohet. Ai u referohet burimeve anonime partiake dhe e tregon ngjarjen vetëm nga një kënd.

Pala e dytë – lideri i VMRO-PP-së, Ljubço Georgievski, personi me të cilin faktikisht ka të bëjë artikulli, është injoruar krejtësisht. Nuk ka deklaratë nga Georgievski që të shihet se a e konfirmon apo e mohon ai spekulimin se “VMRO-PP-ja do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në”. Nuk vërehet se ka pasur përpjekje që të merret deklaratë prej tij.

E poashtu, nuk ka as konfirmim se kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së “do ta nxjerrë thikën e ngulur”! Në tekst nuk është transmetuar deklaratë nga Gruevski ose, nga partia në pushtet, e cila do të mund të interpretohej në vijë të njëjtë me pohimin e këtillë.

 

“E VËRTETA”  E DEMANTUAR

Në fakt, teksti nuk ka problem vetëm me burimet, por edhe me faktet. Ai nuk bazohet në fakte konkrete, mirëpo përmend fakte se:

“Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe ai i VMRO-PP-së, Ljubço Georgievski, pothuajse janë marrë vesh që përsëri të jenë bashkë…”

 

“…sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme ka mundësi të publikohet koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VMRO-PP-së. Georgievski dhe Gruevski tashmë kanë arritur marrëveshje, mirëpo akoma në radhët e partisë së Georgievskit paska kundërshtarë të marrëveshjes së tillë…”

Artikulli bazohet në impresioni, flet për “sinjale për ngrohjen e raporteve të kundërshtarëve të ashpër partiakë”, në vend që të ofrojë argumentim preciz se “Ljubçoja do të kthehet në VMRO-DPMNE”, siç thekson titulli. E në mënyrë plotësuese porosi të tillë manipuluese dërgojnë edhe fotografitë e vjetra (nga periudha pas zgjedhjeve parlamentare prej vitit 2002 deri në vitin 2004 – kur VMRO-DPMNE-ja ishte në opozitë, e Georgievski dhe Gruevski akoma nuk ishin ndarë), me të cilat është ilustruar teksti.

Në pjesën përmbajtësore, analizohen vetëm deklaratat dhe propozimet e Georgievskit, veçanërisht ato që janë dhënë pas bisedave të përgjuara telefonike. Radhiten ngjarjet dhe nxirren përfundime.

E ato përfundime, ndoshta janë të vërteta, e ndoshta jo. Megjithatë, lexuesit nuk mund ta pranojnë perceptimin subjektiv të autorit anonim, si të vërtetë të pakontestueshme. “Të vërtetën” që vetë portali disa orë më vonë në mënyrë kategorike e demantoi, duke publikuar deklaratë të Georgievskit për një medie tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button