Në tren në Gjevgjeli janë gjetur emigrantë, mes tyre edhe fëmijë (Video)

Në periudhë prej 24 orëve, Ministria e punëve të brendshme u dha 253 certifikata emigrantë ilegal që kanë paraqitur kërkesë për azil.

Siç informoi MPB, një pjesë e emigrantëve, ku disa ishin të mitur, janë gjetur në tren mallrash që nga Greqia arriti në stacionin e trenit në Gjevgjeli. Emigrantët u gjetën pasi që filluan ta godasin murin e vagonëve për shkak të kushteve të padurueshme brenda dhe frikës së ngulfatjes.

Në periudhën nga 19-30 qershor, Maqedonia u ka dhënë azil 5,258 emigrantëve, të cilët 4,147 ishin meshkuj, 640 femra, dhe 461 fëmijë. Nga to 3,310 ishin të Sirisë, 511 të Afganistanit, 326 të Irakut, 271 të Pakistanit, 245 të Somalisë, 188 të Kongos, 152 të Palestinës, dhe një numër i vogël nga shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button