Shfaqet rast i ri i me virusin Ebola në Liberi

Njoftohet se në Liberi është shfaqur një rast i ri me virusin Ebola, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tarik Yaşareviç ka pohuar se autoritetet shëndetësore në Liberi kanë njoftuar se testi i Ebola-s ka dalë pozitiv tek një person i cili kishte humbur jetën.

Yaşareviç, tha gjithashtu se personi që kishte humbur jetën është varrosur në një mënyrë të sigurtë.

OBSH kishte theksuar se është kapërcyer koha 42 ditore pa patur asnjë rast në Liberi dhe gjithashtu se me 9 maj virusit i ishte dhënë fund në Liberi.

Nga virusi Ebola në Liberi nga 10 mijë e 66 raste patën humbur jetën 4 mijë e 816 persona.

Sipas të dhënave të organizatës deri tani në tre vendet e Afrikës Perëndimore në Liberi, Sierra Leone dhe Guine ishin shfaqur 27 mijë e 443 raste të virusit Ebola dhe patën humbur jetën 11 mijë e 207 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button