fbpx

Deputetët e BDI-së shpresojnë të pajisen me certifikata të sigurisë

BDI-ja shpreson se do të sigurojë së shpejti certifikatën e sigurisë për deputetin e saj, pavarësisht se një gjë të tillë nuk mundi ta bënte për vite me radhë, transmeton Alsat M.

Deputeti Zulfi Adili, i njohur në vitin 2001 si komandant Qufa, nuk mori pjesë dje në delegacionin e Komisionit Parlamentar që vizitoi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, për shkak se nuk ka qenë i pajisur me certifikatë nga Drejtoria për Sigurinë e Informatave të Klasifikuara. Këtë certifikatë, BDI-ja nuk kishte arritur t’ia siguronte Adilit as në kohën kur ai kishte qenë drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, ndërsa sot të pyetur përse nuk e zgjidhin këtë problem dhe përse nuk zëvendësojnë anëtarët e këtij komisioni me ndonjë anëtar që posedon certifikatë, BDI-ja u përgjigj:

“Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Sekrete në këtë mandat nuk ka funksionuar, në mungesë të opozitës e cila udhëheq këtë komision. Andaj edhe nuk është i azhurnuar procesi i verifikimit të anëtarëve të rinj në këtë përbërje. Kjo do të kryhet së shpejti para mbajtjes së mbledhjes së ardhshme të Komisionit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button