Poloni: Evropë e jo mahi

Zakonisht para vizitës të ndonjë vendi, sidomos kur bëhet fjalë për vend të rrallë, por edhe vend edhe vizitë, siç ishte rasti im këtë muaj me qëndrimin studimor në Poloni, kujtohem për të gjitha ato që di për këtë vend. Kjo do të thotë të kujtosh lexime dhe libra e të cilat me kalimin e kohës janë shndërruar në kujtime, përshtypje dhe njohuri rreth popullit dhe vendit të caktuar. Mirëpo, me Poloninë ky ishte edhe rast i përkujtimit të disa njerëzve të atyshëm që i njeh. Njerëzit të cilët mu kujtuan që ditën e parë atje, e me shkas që në takimin e parë t’i pyes se pse nuk kanë treguar se kanë aq vend të bukur. Bukurinë të cilën kishim rastin ta shohim pesë ditë me radhë, ne të katërtit nga Maqedonia edhe atë vetëm në dy qytete, ia vlente përkujtimi, por me siguri vlen edhe për t’u treguar. Ky vend dhe ky popull ishin të denjë për t’u përshkruar me bukuri që në kontaktin e parë me arritjen tonë kur pamë se çdo gjë funksiononte. Me udhërrëfyes të veçantë, pritje dhe përcjellje në kohë, vizita në institucionet përkatëse me shumë informacione, me një fjalë një dashamirësi dhe mikpritje funksionale. Ne, prej diku më në jug të Evropës, dimë të krenohemi me mikpritjen tonë dhe kjo ndonjëherë me të vërtetë është mbresëlënëse, mirëpo kjo më duket se më shumë ka të bëjë me faktin se mysafirëve më shumë iu bëjmë muhabet, ndërsa atje çdo gjë ishte funksionale dhe mbresëlënëse që gjatë mbahet mend.

Më shumë se një dekadë Polonia është vend anëtar i BE-së. Mirëpo, nga funksionimi i pushtetit lokal dhe rrugicave të pastra, me filtër ekologjik të vendosur gjithandej në vendet e duhura dhe me shumë gjelbërim, madje deri në mekanizmat mbrojtjes kushtetues për pavarësinë e institucioneve, dukej se ky vend vërtetë është Evropë. Jo vetëm nga aspekti historik dhe gjeografik, sikurse shumë vende të tjera ndër të cilët edhe vendi ynë, por atje evropiania vërehej në çdo pikëpamje dhe në çdo detaj. Nëse vendet  i ndajmë në vende të vjetra evropiane të cilave ndonjëherë ju lejohet të bëjnë ndonjë budallallëk për atë se evropianen askush nuk mund t’ia kontestoj, e pastaj edhe vendeve të reja anëtare të BE-së të cilave askush nuk ua merr për të madhe, nëse më pak ose më shumë ndonjëherë i mbetet mangët diç evropiane. Polonia ishte në mes; në të cilin vend asgjë nuk mungon, por vend në të cilin shihet dhe punohet që asgjë mos mungojë.  Dhe e gjithë kjo ishte fryt i punës së mundimshme të popullit polak. Gjithsesi, edhe ata sikurse shumë popuj të tjerë dhe vende të tjera kanë pasur fqinjë,  disa e disa taksirat, gjeografi, religjion dhe histori, por atje mundi dhe puna ishin të dukshme.

polonia1

Pasi ndjenim se edhe pse ata janë një vend dhjetë herë më i madh se vendi ynë, mund të mësojmë për rrugëtimin tonë evropian dhe pyetnim pa reshtur se si e  arritën këtë. Përgjigjet ishin të ndryshme, varej kë dhe si pyesnim. Por, një pjesë e përgjigjes na shfaqej gjithandej duke dashur të  mësojmë se si kanë arritur aq shumë: për rrugën e tyre evropiane ata gjithmonë kanë pasur konsensus dhe kanë pasur grup shoqëror, i cili fuqishëm ka dëshiruar këtë. Atje kanë qenë fshatarët dhe bujqit ata të cilët kanë qenë të parët dhe me siguri më të zellshmit në rrugën e tyre evropiane. Sa për ilustrim të suksesit të shpalosim një të dhënë që na e thanë nga një institut ekonomik të njohur, pikërisht këtë vit me Gjermaninë kanë suficit, me çka eksporti në këtë vend fqinj të tyre, për herë të parë e ka tejkaluar importin. Këtë lehtë e bëjnë vendet e tjera, të cilat, ja të themi atje eksportojnë speca, por kjo është sfidë e vërtet për vendet të cilat importojnë edhe makina të shtrenjta nga Gjermania.

Për ne të rëndësishme ishin edhe të dhënat për konsensusin evropian që atje akoma vazhdon, ku Polonia akoma është njëri ndër vendet e rralla ku vazhdon euforia për Evropën, dhe më e rëndësishme për të gjithë ne përqindjet janë të larta, madje edhe për zgjerimin e BE-së. Kur bëhet fjalë për një vend siç është Polonia, kjo është shumë e dobishme për ne si vend në rrugën tonë evropiane. Ne këtë përfundimisht do ta kuptojmë kur atje do të kemi ambasadorin tonë fuqiplotë, diçka që nga hallet tona të politikës sonë ditore turbulente ndërmjet partive përbrenda, tashmë dy vjet mungon. Deri atëherë na mbetet vetëm të kemi në vëmendje se ja atje është një shtet i madh, i cili mundet të na ndihmojë shumë.

Gjatë vizitës sonë pamë se Polonia ka shumë institucione qeveritare dhe joqeveritare të cilat gjithandej transmetojnë përvojat  dhe njohuritë e tyre në shumë fusha, sidomos në ato të cilat suksesi ka qenë i pashmangshëm, të cilat merren me rajonin, dhe ku përveç kësaj që janë mundësi e mirë për bashkëpunim vërejtëm se Maqedonia është shumë pak e pranishme. Disa profesorë dhe zyrtarë madje u përpoqën të na arsyetohen se ata nuk e kanë ndjesinë me rajonin tonë sikurse e ka Austria ose Hungaria, por vërejtëm se  nuk ishte kështu për fqinjët tanë Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe Serbinë.  Atje gjatë takimeve në institucione të caktuara shkencore, madje mund të shihnim një konstatim thuajse të saktë, por shumë të zymtë për ne: Maqedonia ekziston, por nuk është.polonia2

Nëse qytetet e një shteti janë matës i bukurisë së vendit atëherë vizita e Varshavës dhe Krakovit mjaftonin që të kapnim mjaft nga kjo bukuri. Polonia ishte si një ushqim i servuar mirë, që i ngjasonte drekave dhe darkave ekstravagante të përditshme me të cilat na gostitnin nikoqirët e ku mjaftonte  të provoheshin disa nga ushqimet dhe gjithë kjo të karakterizohej me një fjalë të vetme: e shkëlqyer! Kështu edhe me qytetet, ku Varshava ishte kryeqyteti e që këtë  cilësi me siguri e kishte merituar me sakrificë. Gjatë vizitës të muzeve të shumta mësuam se sa mund është  dhënë në ndërtimin e ri dhe si ky ndërtim është përsosur. Por, edhe mundi është sakrificë.  Krakovi ishte akoma më i bukur dhe më pak i shkatërruar nga lufta, e edhe nga komunizmi, por edhe atje mundi për ta ruajtur ishte goxha i dukshëm. Ky qytet ka humbur shumë njerëz, por me fanatizëm ishin të ruajtura të gjitha duke filluar që nga tullat e kalasë e deri te godinat e lashta, rrugët dhe mëhallët. Siç duket Krakovi kurrë nuk ia fali Varshavës cilësinë e të qenit kryeqyteti i vendit, por nga ajo që  pikërisht tani atje vinte e gjithë bota Krakovi është  bërë kryeqyteti botëror i Polonisë. Me siguri unë jam njëri nga të shumtit që pasi njëherë kanë vizituar Poloninë sërish duan të kthehen, dhe nëse do të duhej të zgjidhja vetëm një qytet, ky sigurisht do ishte: Krakovi.

polonia3

Ramadan Ramadani

(Autori ishte pjesëmarrës në qëndrimin studimor në Poloni organizuar nga ambasada e Polonisë në Shkup.)

Lajme të ngjashme

Back to top button