fbpx

Juncker i bën propozim Tsiprasit në minutat e fundit

Presidenti i KE-së, Jean Claude Juncker, nëpërmjet një mesazhi i ka kërkuar kryeministrit Tsipras të pranojë një propozim të ri të Eurogrupit për të shpëtuar Greqinë në një kohë kur po skadon afati për arritjen e një marrëveshjeje. Juncker i propozon Greqisë 4 pika kyçe për të arritur marrveshjen.

Sipas ofertës, kryeministri Aleksis Tsipras do të duhet të dërgojë pranimin me shkrim deri të martën , në një kohë kur pritet një takim urgjent i Eurogrupit të ministrave të financave të zonës euro.

Ndërkohë burime pranë qeverisë greke kanë deklaruar se, pavarësisht se Athina është e hapur për të gjetur një zgjidhje, vendi do të zhvillojë të dielën referendumin.

Mijëra protestues janë mbledhur në një tubim në sheshin Sintagma të Athinës, në mbështetje të qeverisë duke kërkuar nga të gjithë qytetarët të votojnë kundër masave të kreditorëve të huaj

Mbyllja e bankave dhe limiti i tërheqjes së parave ka sjellë ngrirje të tregut dhe të veprimtarisë së bizneseve, si dhe rritjen e çmimeve të karburantit. Qeveria ka deklaruar se transporti publik në zonën e Athinës do të jetë falas për sa kohë bankat janë të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Back to top button