fbpx

Artisti nga Bosnja me parodi për “Shkupi 2014” (VIDEO)

Damir Nikshiq, artisti konceptual i cili bën ri-interpretime, xhirime dhe parodi për filma të shikuar, deklarata, këngë, koncepte, dhe i vendos në një koncept krejtësisht tjetër, e vizitoi Shkupin, ku ka xhiruar dy video për pamjen e re të qytetit.

Nikshiq i është përkushtuar projektit “Shkupi 2014”, për të cilin thotë se kështu projekti nuk ka askund në botë, ndërsa parashikon edhe si harxhohen paratë për një projekt “fals” si ky.

Ai ka studiuar në akademinë e arteve në Sarajevë, Milano dhe Bolonja, ndërsa në studime postdiplomike ishte në Universitetin e Arizonës në SHBA, ku ka kryer magjistraturën për art dhe historinë e artit.

Një kohë ishte edhe profesor mysafir në universitetin Massachusetts në SHBA./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button