fbpx

Junker bën ofertën e minutës së fundit, Cipras nuk tundet vendit

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, mësohet t’i ketë bërë kryeministrit grek, Aleksis Cipras, një ofertë të minutës së fundit për të siguruar marrëveshjen që do shpëtonte Greqinë nga falimenti, bën me dije “Kathimerini”.

Burime pranë Bashkimit Europian dhe gazetes “Kathimerini” njoftojnë  se oferta ka mbërritur në Athinë, teksa kërkohet që Cipras të mbështesë votën “PRO” programit të masave të shpëtimit, në referendum. Prej kryeministrit grek Cipras pritej të kthente përgjigje pohuese  brenda mbledhjes urgjente të Eurogrupit, ku në këmbim do të miratohej ristrukturimi i borxhit grek.

Kjo ofertë e minutës së fundit është konsideruar poshtëruese për Greqinë nga kryeministri Cipras, i cili qendron i patundur për të thënë “JO” në referendumin e së dielës.

Lidhur me këtë çështje kaq të koklavitur, më herët është shprehur edhe kryeministri italian, Mateo Renci. “Referendumi grek nuk do të jetë një ndeshje derbi “Komisioni i BE” vs “Cipras”, por një derbi “Euro” vs “Dhrahmi”. Kjo është çështja.”, është shprehur kryeministri italian në Tuiter, shkruan “Kathimerini”.

Lajme të ngjashme

Back to top button