Mot jostabil, me reshje të shiut

Moti në Maqedoni sot do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullima, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe me reshje më të mëdha, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 21 deri në 28 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në gjysmën e parë të ditës.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 25 gradë.
Edhe të mërkurën pritet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në gjysmën e parë të ditës, ndërsa pastaj gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore, por do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriore.

Lajme të ngjashme

Back to top button