fbpx

Kili i pari në finalen e Kupës së Amerikës

Suksesin e madh kombëtarja e Kilit e siguroi pasi mposhti Perunë me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinale.

Eduardo Vargas ishte më meritori për fitoren duke realizuar të dy golat.

Sulmuesi i Napolit golin e parë e shënoi në minutën e 42-të për të dërguar kombëtaren e Kilit në epërsi në pushim.

Në pjesën e dytë Gary Medel realizoi në portën e gabuar për të barazuar gjithçka në minutën e 60-të. Gëzimi i Perusë zgjati vetëm katër minuta pasi Vargas me një supergol riktheu epërsinë te Kili.

Peru ishte për 70 minuta me një lojtar më pak në fushë pasi Carlos Zambrano u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të.

Kili në finale pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Argjentinë – Paraguaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button