Ne, shqiptarët të zot dhe të çuditshëm!

Miq të dashur,

Ne ishim të robëruar, por hiqeshim si të lirë, me naze dhe të lumtur.

Ne mbahemi të guximshëm, por dridhemi nga frika.

Ne sillemi si më të ndershmit e botës, por s’lam punë, zanat e veprimtari pa e damkosur, politikën e hallakatëm, abuzuam, e vodhëm sa mundëm.

Ne për çudi ,një vajze të bukur i themi lavire, vetëm e vetëm pse zoti e ka falur të bukur, a lavires i themi ti je e zoja.

Ne ishim, të varfër e të uritur, të veshur me lecka, por silleshim si të ngopur, të veshur me xhinse e të mbathur me naike. Ne tani jemi të lirë, por pa ndërprerë ankohemi, se nuk jemi të kënaqur dhe pse nuk jemi të lumtur.

Ne votojmë, por të zgjedhurit nuk i duam as i respektojmë.

Ne votohemi po edhe fitojmë, por për zgjedhësit nuk na ndinë palla, e për ata as që duam t’ja dimë.

Pra ne kemi edhe parti, por nuk kemi pushtet, sepse në të vërtetë ne nuk kemi parti, por partitë na kanë neve .

Ne më parë kishim më pak libra e fletore, por shkruanim e lexonim më shumë.

Ne tani kemi më shumë libra e fletore, kemi edhe internet e Fb ,por lexojmë marrëzira.

Ne kishim pak mundësi për të parë televizion, gati krejt fshati një televizor ,por shihnim shumë filma e dokumentare.

Ne tani kemi plot, pafund televizione, dhe këtu i kemi punët mirë, shikojmë boll filma por pak dokumentare.

Ne në mbrëmje shohim shumë programe, analiza e opinione, po na flasin gazetar e redaktor, por vallë a po na thonë ata të vërtetën, apo po na thonë renat që u interesojnë atyre që i kanë porositur.

Ne kur s’kishim makina e qere ,kishim qejf shumë për të udhëtuar, por nuk mundnim të udhëtonim dot.
Sot ne kemi mjete të ndryshme dhe të shpejta, kemi rrugë për të udhëtuar, por udhëtojmë shumë pak ose aspak.

Ne e duam Shqipërinë natyrale, por as duam e as nuk dimë ta bëjmë

Shumë të rinj mbarojnë shkollat jashtë ,por nuk kthehen këtu të punojnë, sepse nuk i do partia.

Po Kosovën, Kosovën e çliroi Ushtria Çlirimtare, na ndihmoi NATO ,por tani kush na zaptoi Kosovën.

Ne e çliruam edhe Maqedoninë, por nuk e dimë nga kush ,sepse ende nuk jemi të barabartë, Sepse politikanët të zgjedhur prej NESH, akoma sillen e përdridhen për liri dhe shqiptari, kur sa po zen kolltukët nisin të heshtin si peshqit.

Ne duam tatime të ultë , bile mundësisht pa asnjë taksë, por duam edhe bërllokun të na marrin te dera, duam rrugë e rrugica të asfaltuara dhe shumë të mira tjera, por me çka, me pare të rëna nga qielli.

Ne i telefonojmë, mikut e shokut e tjetrit, por gjithë herë për ndonjë hall tonin , e kur për hall të tijin.

Ne e mbështetim partin të vijë në pushtet, por jo për tu bërë ma mirë për të gjithë, por gjithnjë për ndonjë interes, për ndonjë vend pune apo ndonjë tender.

Ne kur jemi shitës jemi tjetër fare e kur jemi blerës krejtësisht tjetër fare. Ne kur shesim, mallit nuk i vëmë çmimin e kur blejmë ua kërkojmë çmimin. Edhe mollët e rrushin, më të mirat i vendosim mbi thes e mbi dërrasë, e te poshtë.. kur te zbrazim e shohim.
A për ta kërkuar faturën tatimore, as që na intereson, secili në qafë të vet.

Ne kur kemi hallet tona , bërtasim në kupë të qiellit për korrupsionin, e kur të bën partia nëpunës, menjëherë shndërrohemi në të korruptuar të heshtur e tinëzarë.

Ne kur jemi të varfër duam ti zhdukim nga faqja e dheut të pasurit, kurse, kur na rastisën pak euro në xhep me hajdutëri, atëherë duam ti vrasim të varfrit, të vrasim veten tonë fukara të dikurshëm.

Ne jemi punëtorë, punojmë shumë, por punojmë keq.

Ne dimë të punojmë edhe mirë, por ligësia, abuzime, shpërdorime ,spiunime, bile këtyre punëve u qëndrojmë besnik deri në vdekje.

Ne kemi shtëpia të bukura e të mëdha ,por duam të rimë në veçellëk, ne kemi mbi koke qiellin e kaltër ,por nuk e ngremë kurë kokën ta shohim atë, e të pyesim kush e krijoi këtë gjithësi.
Ne më lartë e ngremë hundën se sa kokën.

Ne kemi historinë dhe gjeografinë tonë ,por as duam ta dimë atë histori e as duam ta shkelim atë gjeografi.

Ne kemi fshatra e qytete të bukura por nuk duam ti vizitojmë ato, ne i nënvlerësojmë ato.
Ne kemi edhe pyje, male të mahnitshme ,të bukura të freskëta, por ne i presim ato i bëmë cullak.

Ne kemi edhe njerëz të ditur ,të ndershëm e të devotshëm, por nuk i respektojmë, pse nuk ua mundësojmë atyre të tregojnë çka dinë dhe si duhet , pse?

Ne kemi edhe miq e shok që na duan ,por ne i refuzojmë ata, pse!

Ne flasim fjalë e japim mendime të buta e të mira për të afërmit tonë, sepse të mos na bezdisin, kurse fjalë e mendime të rënda e të hidhura për të largëtin, të huajin, fqiun, pse; sepse ne qëndrojmë larg tyre dhe kurë nuk u avitemi.

Ne kemi dhe duam rregulla e ligje të Europës, por nuk duam ti respektojmë , bile as ata që duan ti zbatojnë ato, pse !

Ne miq të dashur, jemi të rrethuar me të mira e bollëk,por nuk duam ti shohim, jemi të rrethuar me vlera por ata i nëpërkëmbim, jemi të rrethuar me qytetërim por nuk duam të mësojmë nga qytetërimi.

Ne nuk ndjehemi të barabartë, ne jemi të diskriminuar, por kush duhet të na sjellë barazinë ? Ne vetë, ata që i votojmë, apo ato që votohen dhe nuk ua ndjen për ne !

Eh, ne shqiptarët, besa, jemi të zot por edhe të çuditshëm!

Lajme të ngjashme

Back to top button