Shoqata NUN shtroi iftar për 600 punëtor të arsimit

Se muaji i Ramazanit është muaji i unitetit dhe solidaritet, këtë e ka dëshmuar edhe iftari i shtruar nga shoqata NUN nga Shkupi, duke i bashkuar në sofrën e madhe të ramazanit mbi 600 punëtor të arsimit nga Komuna e Çairit.

Ky iftar është i 6-ti me radhë që organizon kjo shoqatë, ndërsa nga viti në vit po merr masivitet edhe më të madh. Duke e marrë parasysh ditët e gjata të agjërimit, fjalime rasti kishin drejtori i Shkollës Fillore “Liria” Talat Sadiku, i cili mes tjerash nuk e la pa falënderuar organizatorët për atë që gjithmonë ka gjetur hapësirë për të kontribuar në sferën e arsimit.

Në cilësinë e përfaqësuesit të shkollave të mesme fjalën e mori Besim Limani, zëvendës drejtor i SHM “Zef Lush Marku” dhe në fund të pranishme falënderime për prezencën dhe rolin e madh në edukimin dhe arsimimin e brezave të reja e kishte drejtori i shoqatës NUN, teologu Bekir Halimi.

Ky manifestim ishte i përcjellë edhe me interpretimin e disa ilative dhe këngëve patriotike nga Adem Ramadani dhe Xhemail Nuhiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button