Turan në Manchester, City apo United!?

Superylli turk, Arda Turan këtë të premte do të prezentohet te skuadra e tij e re. Lojtari në largim i Atletico Madrid pak ditë më parë e konfirmoi largimin e tij nga La Liga dhe Atletico duke kërkuar një aventurë të re.
Arda Turan pritet të luaj në Premierligën Angleze. Agjenti i tij, Ahmet Bulut po qëndron në Angli ku është duke diskutuar me tri skuadra, Chelsean, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.
Bisedimet pritet të përfundojnë me njëren nga skuadrat të enjëten, ndërsa të premten Arda do të niset në Angli ku do të zyrtarizohet te skuadra e re.

Lajme të ngjashme

Back to top button