Gjykata Speciale kthehet më 9 korrik në Kuvend?

Amendamentet Kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, ri-procedohen në Kuvend, pas dy javësh. Televizioni Rrokum, merr vesh prej burimeve të besueshme brenda koalicionit qeverisës, se ka me do tw caktohet një seancë e re me datën 9 korrik, e ku në rend dite, kanë me qenë amendamentet Kushtetuese, te cilat nuk janw mirtuar nw Kuvendi, të premten e kaluar.

Rrokum e ka mësuar edhe planin e Qeverisë për rikthimin e këtyre amendamenteve.

Qeveria synon me 9 korrik me i sjell për votim, duke ju referuar faktit, se marrëveshja apo letërkëmbimi Jahjga – Ashton, për themelimin e kësaj Gjykate, është marrëveshje ndërkombëtare dhe Kosova është e obliguar ta përmbush këtë marrëveshje.

Kjo ka bërë që të lypet edhe njëherë herë mendim të Gjykatës Kushtetuese.

E pikërisht për Gjykatën Speciale, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i mblodhi të Hënën përfaqësuesit e partive parlamentare, pozitë e opozitë për te diskutuar për ketë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button