Cech tani me fanellë të Arsenalit

Peter Cech më në fund është i Arsenalit. Para pak minutash portieri çek i është bashkuar rivalit londinez të Chelseat, ndërsa Cech është prezantuar me fanelë dhe ka folur për herë të parë si lojtar i Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Arsenalit dhe mezi pres të nisi të luaj. Kam fokusin e njëjtë për futbollin, motivin dhe etjen për sukses si në fillim të karrierës. Kur fola me Arsene Wengerin dhe më tregoi për ambiciet e tij me klubin, më tha se isha pjesë e planeve të tij, vendimi ishte shumë i lehtë”, ka thënë Petr Cech për transferimin te Arsenali.

Lajme të ngjashme

Back to top button