Filloi takimi i liderëve
Në Klubin e deputetëve në orën 17 filloi takim i ri midis kryetarëve të katër partive më të mëdha Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNEsë, Ali Ahmeti i BDIsë, Menduh Thaçi i PDSHsë dhe Zoran Zaev i LSDMsë, në të cilin duhet të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes nga 2 qershori për zgjidhje të krizës aktuale politike.
Takimi u dakordua pas bisedimeve të liderëve partiak të mbajtura më 19 qershor në Klubin e deputetëve në të cilat morën pjesë edhe ambasadorët e BEsë dhe të SHBAsë Aivo Orav dhe Xhes Bejli dhe në të cilat ata edhe njëherë e konfirmuan përkushtimin e tyre të plotë të marrëveshjes nga 2 qershori të arritur me ndërmjetësim të eurokomisarit për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han.