Fjalimi i Toni Blerit kushton deri në 400 mijë funta

Fjalimi i ish kryeministrit britanik Toni Bler në festivalin ballkanik të paqes, të cilën  në Shkup e organizoji miliarderi indian Subrata Roj, ka zgjatur 30 minuta. “ Sahara Grup”, thotë se Blerë ka ardhur pa pagesë për shkak të lidhjeve miqësore me miliarderin Roj. 

Sipas gazetës  londineze “ Telegraf”, tarifa e Toni Blerit për diskutimet e tij është me e larta në botë dhe ish kryeministri britanik për fjalimet e tij paguhet  7100 euro për minutë.
Në një intervistë të tij për gazetën “Fajnanshell Time”, Bler ka treguar se paguhet 190 mijë funta për ligjëratë dhe biseda në mbrëmje, por sipas disa mediumeve britanike, disa fjalime të tij paguhen edhe 400 mijë funta.

Analistë të ndryshëm mendojnë se fjalimi i Toni Blerit në Maqedoni është paguar, por është çështje tjetër se kush e ka paguar atë.

Mersel Bilalli, thotë se “ Toni Bler edhe frymë nuk merr pa para. Angazhimet e ish shefave dhe kryeministrave të shteteve është praktik e shteteve  perëndimore”.

Profesori universitar Jove Kekenovski, mendon se Toni Blerë, nuk ka ardhur në festivalin ballkanik të paqes nga dashuria për Subraton apo për dashurinë ndaj Maqedonisë. “Ai ka pasur mundësinë ta tregojë më herët dashurin e tij për Maqedoninë edhe atë pa para, por nuk e ka bërë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button