fbpx

Rrëzohet aeroplani mbi një shtëpi, tre të vdekur (VIDEO)

Një aeroplan i vogël ka goditur një shtëpi në qytetin Plainville, i cili gjendet në Jug-Perëndim të Bostonit. Nga aksidenti, kanë humbur jetën 3 udhëtarët e aeroplanit, shkruajnë mediat amerikane.

Policia ka bërë të ditur se identitetet e atyre që kanë humbur jetën në këtë aksident nuk do të bëhen publike.

Aeroplani i tipit “Beachcraft BE36” kishte fluturuar nga aeroporti i Lancasterit në Pensilvani dhe parashihej të aterronte në aeroportin “Norwood Memorial” të qytetit Massachusetts.

Anëtarët e familjes që banon në shtëpinë e goditur, raportohet të kenë arritur të dalin me kohë nga vendi i kapluar nga zjarri, duke shpëtuar kështu pa lëndime.

Mike Brown, një fqinj ka rrëfyer se si ka dëgjuar zërin e goditjes së aeroplanit dhe menjëherë ka shikuar lartë e ka parë të gjithë aksidentin.

“Kam qenë në oborr duke pjekur në skarë dhe kam dëgjuar gjithçka. Ishte një goditje e fuqishme dhe menjëherë kam shikuar lartë, duke e parë kështu të gjithë aksidentin” ka rrëfyer Brown.

Ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes, duke tentuar ta ndalojë zjarrin dhe potencialisht të shpëtojë dikë prej udhëtarëve, por kjo ka rezultuar e pamundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button