Recension: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?

Spekulimi i MAKTEL-it për kyçjen e gazetarit të njohur britanik dhe ekspertit të fuqishëm për PR, Alastair Campbell, në ekipin e LSDM-së opozitare, qartazi ishte një provokim atraktiv që ky lajm të transmetohet në tërësi edhe në këtë portal, edhe pse bëhej fjalë për spekulim nga vetëm një burim edhe atë nga partia kundërshtare e VMRO-DPMNE-së.

Spekulimi i paverifikuar dhe i pabazë me një titull sugjestiv “LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?” së shpejti u demantua nga ana e vetë personit për të cilin bëhet fjalë, e me këtë vihet në dyshim edhe kredibiliteti i medies që publikon informata të paverifikuara dhe shfrytëzon burime jorelevante.

???? ?? ??????? ?????? ?? ?? ?????? ????-?????!?

Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2013, 18:58

Data e recensionit: 26.09.2013

Recensues: ?ugosllava Dukovska

Vërtetësia: Artikulli aspak nuk bazohet në fakte, por vetëm në spekulime që burojnë nga një portal tjetër, e këtu janë transmetuar fjalë për fjale. Për atë se sa jo të sakta dhe jo të vërteta janë faktet, në mënyrë të qartë flet edhe demanti që arriti nga vetë Alastair Campbell-i. Ai nëpërmjet profilit të tij në Twitter njoftoi se nuk është angazhuar nga ana e LSDM-së.

Burimet e informatave: Burimi që është cituar këtu është portali MAKTEL, i cili nga ana tjetër, u referohet burimeve nga VMRO-DPMNE-ja, për të cilat thotë se “në disa raste janë treguar si të vërtetë”. Lexuesit i është lënë që vetë të vlerësojë se në të ardhmen a do t’i besojë një medie që bazohet në burime të këtilla jo të sigurta të informatave.

Përmbajtësia: Lajmi është jogjithëpërfshirës, për shkak se gazetari bazohet vetëm në një burim anonim, i cili i plason spekulim pa asnjë dëshmi. Nuk ka përpjekje që të hetohet thënia ose të konfirmohet nga ndonjë burim tjetër.

Anshmëria: Artikulli plason një të pavërtetë dhe përpiqet të manipulojë me të, por në prapavijë vërehet edhe qëllimi i burimi që ta manipulojë gazetarin, gjegjësisht medien, për qëllime të veta politike.

Komentimi: Duke filluar që nga titulli, komentimi është pjesë përbërëse e lajmit.

Kualiteti i titullit: Në titull gjendet vetë spekulimi, i cili pastaj është demantuar.

????????: Spekulimet për tema atraktive që kanë të bëjnë me lojtarët më të mëdhenj politikë, gjithmonë dhe çdokund janë tekste shumë të lexuara, kështu që lajmi për ekspertin e njpohur britanik për PR, i cili ka merita për fitoren e Tony Blair-it në Britaninë e Madhe, se vjen që ta përforcojë ekipin e LSDM-së opozitare, së bashku me titullin sugjestiv, garantoi dukshmëri dhe lexueshmëri për medien që e publikoi lajmin. Në këtë rast, media që transmetoi një spekulim nga një portal tjetër, ra në kurth për shkak të pranimit të shpejtë dhe jokritik të informatave të paverifikuara “nga burime të besueshme”, pa mbajtur llogari për atë se transmeton një spekulim të bazuar jashtëzakonisht në burim problematik (konkurrent). As media e parë, as media e dytë nuk ka bërë përpjekje që informatën ta verifikojë te vetë LSDM-ja ose te Alastair Campbell-i. Demanti nga Campbelli erdhi si dënim për publikimin e një lajmi të pabazë dhe të pasaktë edhe për portalin që e publikoi edhe për atë që e transmetoi.

Që një medie të publikojë spekulime ose pikanteri të këtilla, duhe të mundohet shumë më tepër që t’i gjejë dhe t’i mbajë burimet e vërteta, të cilat, edhe pse anonime, ofrojnë informata relevante dhe në të shumtën e rasteve informata të sakta. Në atë mënyrë ndërtohet besimi i publikut lexues, i cili edhe në të ardhmen do t’i qaset me një besim edhe më të madh gjithë materialit që e publikon ajo medie. Spekulimet e sakta për një medie nënkuptojnë ngjitje në shkallën e popullaritetit, mirëpo lajmet jo të sakta ose “të tejdukshme” janë sikur të gjuash në këmbën tënde.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button