Merkel: Po dështoi Euro, dështon Europa

Ndërsa Greqia është në prag të falimentit dhe nga sot për një javë me radhë bankat dhe Bursa e Athinës do të qëndrojnë mbyllur, një tjetër deklaratë vjen nga kancelarja gjermane.

“Nëse dështon Euro, dështon dhe Europa. Europa duhet të jetë në gjendje që të gjejë një zgjidhje përballë çdo sfide”, kështu deklaroi Angela Merkel me rastin e 70 vjetorit të partisë kristiandemokrate, transmeton Tesheshi.

Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert gjatë një konference për shtyp deklaroi se vendimi për referendumin i takon popullit grek dhe se Gjermania do respektojë rezultatin e tij.

Në vijim ai tha se qeveria gjermane nuk është në dijeni të mënyrës si është hartuar referendumi.

Lajme të ngjashme

Back to top button