“Tregu i grave” në Tetovë humb gjallërinë e dikurshme (FOTO)

Dita e tregut në Tetovë vin duke e humbur kuptimin e vet. Kështu të paktën thonë shitësit në këtë vend.


Dita e enjte kohë më parë ishte një ditë e madhe për të gjithë tetovarët e sidomos për banorët e Malësisë të cilët vinin në Tetovë për të bërë Pazar, tani më kjo ditë, thuajse nuk dallon nga ditët tjera.

Një pamje të zymtë kishte sot tregu i Tetovës, i ashtuquajturi  “Tregu i grave”që të jepte përshtypjen se ka me shumë shitës se sa blerës. 

Ismail Ameti thotë se kjo ditë e ka humbur kuptimin e vet për shumë tetovarë.

”Nuk është si më parë, këtu në tregun e grave vinin shitës nga e gjithë Maqedonia dhe sidomos nga Prizreni për të bërë  tregti, por tash nuk ka më blerës dhe nuk vijnë  këtu” thotë shitësi Ameti.

“Tregu i grave” në Tetovë gjendet në rrugën për në Kodrën e Diellit dhe përfshin hapsirën nga varrezat myslimane deri te ‘Arabati Baba Teqe’. Aty gjatë të enjteve krijohet shumë huti në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button