Cameron: DAESH nuk është shtet islamik

Kryeministri britanik, David Cameron, duke kritikuar Identifikimin si një “shtet islamik” të DAESH nga Institucioni i transmetimit britanik BBC ai tha se “Sepse ky nuk është një shtet Islam, por një regjim i frikshëm dhe barbar”, raporton Anadolu Agenyc (AA).

Cameron pas rritjes në 30 të numrit të shtetasve britanikë të vrarë në sulmin e ndërmarrë javën e kaluar në qytetin Susa të Tunizisë ai ka folur në Radio 4 të BBC ku ai ka theksuar se “DAESH përbën një kërcënim për ekzistencën e Perëndimit dhe se do të duhet kohë për fitoren ndaj tij”.

Kryeministri Britanik duke vënë në dukje rëndësinë e luftimit të DAESH në çdo fushë ai tha se “Mendoj se lufta me DAESH është lufta e brezit tonë”.

Cameron i cili ka theksuar se edhe BBC nuk duhet ta cilësojë “shtet Islamik” DAESH-in, është shprehur se “ky nuk është një shtet Islam, por një regjim i frikshëm dhe barbar”. “

“Shumë myslimanë shqetësohen kur ky grup cilësohet si shteti Islamik”.

Ndërsa ndaj pyetjes nëse a do të dërgojë apo jo Britania ushtarë në Siri për të luftuar kundër DAESH, David Cameron i është përgjigjur se “Strategjia jonë është të ndërtojmë ushtri lokale. Të pushtosh një vend është e lehtë, por kjo ka pasoja”.

Ndërsa ministrja e brendshme britanike Theresa May dhe Ndihmës Ministri i Jashtëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Tobias Ellwood, janë në kontakte në qytetin Susa të Tunizisë, ku zyrtarët britanikë edhe po vëzhgojnë në vendngjarje por edhe po kryejnë takime me autoritetet tuniziane.

Në sulmin e ndërmarrë javën e kaluar në plazhin e një hoteli në qytetin Susa të Tunizisë humbën jetën 38 persona ku të paktën 30 prej tyre ishin britanikë.

Gjithashtu mësohet se një avion i forcave ajrore të mbretërisë britanike do të dërgohet në Tunizi për të sjellë në Britani trupat e personave që humbën jetën në sulm. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button