Bie çmimi i benzinës dhe naftës

Benzina lirohet për gjysmë denari, dizeli për 1,5 denarë. Komisioni rregullator për energjetikë ka konfirmuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Prej në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të jetë më i lirë për gjysmë denari dhe do të shitet me 71 denarë për litër, ndërsa njëjtë aq lirohet edhe EUROSUPER BS-98 i cili do të shitet me 73 denarë për litër.

Dizeli do të lirohet për një denarë e gjysmë dhe prej në mesnatë në pompat e benzinës në Maqedoni do të shitet me çmim prej 55 denarë për një litër. Për 1,5 denarë lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet 43,5 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Back to top button