Grubi: Rekomandimet e KE-së të respektohen edhe nga opozita dhe sektori civil

Marrëveshja mes liderëve të Maqedonisë e 2 qershorit, përfshirë edhe aneksin, është një nismë e mirë për të mundësuar institucione me integritet dhe të besueshme nga të gjithë qytetarët. Kështu është shprehur deputeti i BDI-së, Artan Grubi në takim me ambasadorin e Austrisë në Shkup, Tomas Michael Baier sot në Parlamentin e Maqedonisë.

“Raporti i Rajnhard Pribe bashkë me rekomandimet urgjente të Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjerim paraqesin adresim të të gjitha shqetësimeve, jo vetëm nga kriza aktuale, por edhe në përgjithësi për funksionim demokratik të shtetit dhe të të gjitha institucioneve në vend.  Zbatimi i këtyre rekomandimeve duhet të mbështetet edhe nga opozita dhe shoqëria civile sepse do ta bën sistemin tonë më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm. “ është shprehur Grubi.

Grubi dhe ambasadori Baier diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe perspektivat për ta zgjidhur ngërçin politik dhe institucional si dhe për konferencën e Vienës mbi Ballkanin perëndimor që mbahet në gusht të këtij viti.

Austria është mbështetëse e madhe e proceseve integruese të Maqedonisë dhe lobuese e fuqishme e Shkupit zyrtar në strukturat evropiane, ka thënë ambasadori austriak.

Lajme të ngjashme

Back to top button