fbpx

Interes i lartë për syfyr pranë xhamisë së kaltër në Stamboll

Qytetarët në Stamboll trgojnë një interes të lartë për të kryer syfyrin në sheshin ku ndodhet Xhamia Blu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sheshin e Xhamisë Blu ku përjetohen të gjitha bukuritë e muajit të ramazanit krahas kohës së iftarit edhe në orët e syfyrit përjetohet një fluks i qytetarëve të Stambollit dhe atyre të ardhur enkas nga jasht tij. Qytetarët duke formuar sofrat (tryezat) e tyre në parqet dhe stolat që ndodhen në shesh bëjnë syfyrin me ushqimet që kanë sjellë nga shtëpia. Qytetarët gjithashtu ndjekin edhe programin televiziv të syfyrit të teologut Prof. Dr. Nihat Hatipoğlu i cili transmetohet live në një kanal televiziv dhe në një skenë të hapur për qytetarët në sheshin afër xhamisë Blu.

Gjithashtu krahas qytetarëve të cilët jetojnë në stamboll ka një fluks edhe të njerëzve të ardhur nga qytete të tjerë të cilët kanë dëshirë të përjetojnë entuziazmin e ramazanit në Stamboll dhe në sheshin e Xhamisë Blu duke bërë syfyrin në tryezat në parqe apo në restorantet të cilët janë të hapur në këtë orar.

Lajme të ngjashme

Back to top button