Mbyllen bankat greke, deri sa të përfundojë referendumi

Qeveria greke ka mbyllur bankat dhe ka futur kontrolle të kapitalit për shkak të së cilës qytetarët nxitonin drejt bankomatëve për të marrë paratë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Aleksis Tsipras në një dalje publike, në orën dy sipas kohës lokale iu ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi.

“Sa më qetë të përballemi me problemet aq më shpejt do ti kapërcejmë ato dhe pasojat e tyre do të jenë më pak të rënda”, tha Tsipras. Ai premtoi se do të sigurohen depozitat bankare dhe se pagat do të paguhen.

Bankat në vend do të mbeten të mbyllura deri në korrik 6, një ditë pas referendumit në të cilën qytetarët do të vendosin nëse janë ose jo, dakord me kushtet e ndihmës financiare të propozuar nga ana e Eurogrupit dhe kreditorëve të tjerë europianë.

Formulimi i referendumit tashmë ka shkaktuar polemika. Krerët e opozitës që mbështesin votën “pro” në referendum, pohojnë se teksti i qeverisë në fakt do të jetë kundër votimit në favor të ndihmës financiare. Teksti ende nuk është i njohur për publikun, por ka tendenca që vota “pro” do të jetë e lidhur me ulje të pensioneve, rritje të taksave dhe humbjen e të ardhurave. Nesër pritet që Greqia të paguaj 2 miliard dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), përndryshe nuk do të mund të kërkojë ndihmë më tej.

Të shtunën ministrat e financave të Eurogrupit vendosën për mos zgjatjen e programit aktual të ndihmës financiare. Bankat greke mund të mos jenë më të afta për dhënie kredie, dhe kështu nuk do të jenë në gjendje për të marrë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Pa likuiditetin, e cila është kusht që depozituesit mund të tërheqin fonde, mbetet e diskutueshme nëse bankat mund të hapen.

Qeveria mund të jetë e pa aftë për të paguar pensionet dhe pagat për punonjësit në sektorin publik. Përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të krizës, kanë përfshirë edhe ndërhyrjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Barak Obama, dhe Sekretarit të Thesarit amerikan Jacob Lews.

Lews këtë mëngjes ka telefonuar Tsiprasin dhe ka kërkuar që Kryeministri të dakordohet me kreditorët. Këtë mëngjes euro ra nga 1,4 përqind në 1,10 kundrejt dollarit, dhe vlera e aksioneve aziatike janë ulur ndjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button