Maqedoni, peticion për vendosjen e edukimit seksual në shkolla (VIDEO)

“Një shtatori i fundit pa edukimin gjithëpërfshirës seksual” është motoja nën të cilën sot Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtime – HERA në Shkup ju bëri thirrje qytetarëve të nënshkruajnë një peticionin në të cilin kërkohet vendosja e edukimit seksual në shkolla.

HERA promovoi edhe videoklip për edukimin gjithëpërfshirës arsimor, i cili është ide e vullnetarëve të rinj, ndërsa në regji të Çedo Popovskit, me qëllim që t’u përgjigjet të rinjve për shumë pyetje të cilat i kanë për marrëdhëniet seksuale

Mbështetja për peticionin mund të jepet deri më 5 tetor prej orës 11 deri në orën 16 në sheshin”Maqedonia” në Shkup, ose në këtë internet faqe: HERA. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button