Shkup, vetëm për fundjavë kanë ndodhur 27 aksidente, një viktimë

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 27 aksidente, ndërsa në njërin prej tyre e ka humbur jetën edhe një këmbësor.

Të premten, 26 qershor, është kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente rrugore, prej tyre shtatë janë me pasojë të dëmit material, ndërsa në tre si pasojë të lëndimeve ka marrë një shofer i automjetit motorik, një këmbësor dhe një çiklist.

Të shtunën, 27 qershor, është kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente rrugore, prej tyre te pesë është konfirmuar dëm material, ndërsa në dy aksidente, lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik dhe dy bashkudhëtarë. është regjistruar edhe një aksident me një person të vdekur, i cili ka ndodhur në orën 19:10 në udhëkryqin nga rr. “Xhon Kenedi” dhe rr.”Dizhonska”. Në aksident kanë marrë pjesë automjeti i markës “Mazda 2” me targa të Shkupit, i drejtuar nga qytetari i Shkupit dhe një këmbësor, qytetar i Shkupit i lindur në vitin 2004. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe i është nënshtruar lëndimeve në vendin e ngjarjes.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasojë të lëndimeve të rënda trupore në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy shoferë të motoçikletave dhe një bashkudhëtar.

Të dielën, më 28 qershor, është kryer kontroll në gjithsej shtatë aksidente. Prej tyre, katër janë me pasojë e dëmit material dhe tre në të cilat me lëndime të lehta trupore kanë marrë tre shoferë të motoçikletave të vogla.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, prej tyre 19 shoferë me automjet kanë lëvizur me shpejtësi të madhe prej 90 kilometra në orë në vend të banuar, 42 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, 20 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe 13 shoferë të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara, gjegjësisht nuk i kanë respektuar semaforët.

Lajme të ngjashme

Back to top button