Ty, piedestal i lumturisë time! 

U dashurova në duart e tua
që më mësuan se ç’është butësia,
e ç’është përkëdhelja..
U dashurova në fjalët e tua
që më mësuan se ç’është jeta,
e si duhet jetuar ajo..
U dashurova në shikimin tënd
që ma dhurove në çdo takim
pa ndonjë qëllim,
e që me atë shikim vajta nëpër botë si të ishte mjet për udhëtim..
U dashurova në shpresën për jetë,
forcën për falje,
e dëshirën për t’u dashuruar
çdo ditë me të njëjtën buzëqeshje…
U dashurova në forcën tënde që i dha krahë fluturimi lirisë time..
U dashurova në çdo pikë imperfekte që të bën kaq perfekt në sytë e mi…
U dashurova në ty, në botën tënde, në fëmijën brenda një trupi të rritur, e engjullin brenda njeriut.
U dashurova në ty,
e në të dashuruarën që të dashuron ty!

Poezi nga Shpresa Kamberi

Lajme të ngjashme

Back to top button