DÇP: Lusim MPB të shton prezencën e policëve pas aksidenteve në Çair

Qytetarët e Çairit kërkojnë nga autoritetet e Qytetit të Shkupit dhe autoritetet komunale që të vihen pengesa policore në rrugët e komunës Çair! Aty ku vozitet pa kontroll, aty ku ndodhin për çdo ditë aksidentet, me rezultat fatal për jetën!, kërkojnë nga Duam Çair të Pastër (DÇP).

“Dje e përcollëm një vogëlush në banimin e tij të fundit pikërisht nga vozitja e shpejtë (rr. Xhon Kenedi) sepse mungojnë pengesat (policoret) në rrugët e gjata që do të detyronin shoferin të frenon automjetin, ose motorin e tij!

Sot njëjtë një tjetër aksident në mes një veture dhe një motoristi te rr. Ferid Murat, ku nuk dihet fati i motoristit ende, është bartur me urgjencë në spital!

LUSIM autoritetet e QYTETIT TË SHKUPIT dhe ato komunale të vihen në shërbim të qytetarëve të Çairit.

Lusim MPB të shton prezencën e policëve, patrullave rrugore si dhe atyre të komunikacionit. Në Çair kemi nevojë vëzhgim, patrullim permanent 24h00”, thuhet në kërkesën e DÇP-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button