Orav – Uji i Maqedonisë, një nga resurset më të vlefshme që keni!

Hapja e dialogut mes të përfshirëve në sektorin e ujërave dhe informimi i donatorëve për aktivitet të cilat ndërmerren, është qëllimi i Forumit për ujërat që sot u mbajt në Shkup me temë “Politikat në sektorin e ujërave në Republikën e Maqedonisë”.

Ideja  sipas ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, është që të prezantohet sa Maqedonia e ka harmanizuar legjislacionin me direktivat e Bashkimit Evropian, cilat janë sfidat e sektorit të ujërave dhe cilat reforma i zbaton shteti.

“Zbatimi i projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë, si dhe  trajtimi i ujërave të zeza krijojnë kushte  jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe për standard më të mirë jetësor” tha Ademi.

Ai paralajmëroi se forumi do të jetë tradicional dhe se do të mbahet çdo vit me tema të ndryshme.

Për euroambasadorin Aivo Orav, uji është një nga resurset më të vlefshme që i kemi.

“Detyra jonë është që ta promovojmë përdorimin efikas  të resurseve të ujit. Mungesa e ujit është problem global, por nuk ka vetëm një zgjidhje dhe për këtë reagimet tona në këtë sfidë duhet t’u përshtaten  specifikave të vendit” theksoi Orav./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button