Pas zgjedhjeve parlamentare, formohet qeveria e re në Danimarkë

Lideri i Partisë Liberale Venstre, Lars Lökke Rasmussen i ngarkuar për formimin e qeverisë nga mbretëresha Margrethe II në Danimarkë njoftoi formimin e qeverisë së pakicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Rasmussen, duke marrë edhe mbështetjen e partive të tjera të djathta, të Partisë Popullore daneze, dhe Partia Popullore Konservatore sot ai i paraqiti mbretëreshës Margrethe II përbërjen e qeverisë së re të pakicës me një parti të vetme të përbërë nga 17 ministri.

Rasmussen, në një deklaratë me shkrim tha se do të fillojnë të punojnë mbi ligjet që do të “bëjnë më pak tërheqës” Danimarkën për refugjatët.

Edhe pse partia Social demokrate e kryeministres në detyrë, Helle Thorning Schmidt doli e para në zgjedhjet e mbajtura më 18 qershor në Danimarkë për shkak se nuk mundi të arrinte shumicën në kontekstin e koalicionit, mbretëresha Margrethe detyrën për krijimin e qeverisë ia pati dhënë Lars Lökke Rasmussen, liderit të partisë Liberale Venstre, i cili në etapën e parë fillimisht u angazhua të formonte qeveri të shumicës duke përfshirë edhe 4 partitë e bllokut të djathtë, por nuk arriti rezultate pozitive nga takimet e kryera.

Lajme të ngjashme

Back to top button