U mbajt konferenca “Modeli i OKB-së Maqedoni” (Macedonia Model United Nations)

Të shtunën, më 27.06.2015, në hapësirat e Universitetit FON në Shkup u mbajt konferenca vjetore  Modeli OKB-së Maqedoni , (Macedonia Model United Nations 2015).

Kjo konferencë është një simulim edukativ, ku studentët mësojnë rreth diplomacisë, marëdhënieve ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Edhe atë përmes: të hulumtuarit, fjalimit publik, të debatuarit, të shkruarit, të menduarit kritik, punës në grupe dhe aftësimit për lidership.

MMUN2015Gjatë ceremonisë hapëse folën organizatorët e konferencës: Monika Ilioska Kantardzioska, nga Koalicioni i të rinjve “SEGA” dhe Kathleen Corey, nga US Peace Corps Macedonia. Me këtë rast Corey sqaroi se“Prej vitit 1996 nga SHBA dërgohen vullnetarë në Maqedoni e të cilët shërbejnë për dy vite në përmbushjen e 3 qëllimeve të vendosura nga Kenedy, edhe atë: t’i tubojë të rinjtë së bashku e t’i vetëdijësojë për fuqinë e tyre; si një pasqyrë e SHBA-së, të jenë urë lidhëse për miqësi të reja; dhe pasi vullnetarët të kthehen në SHBA të rrëfejnë për aftësinë dhe potencialin intelektual që kanë të rinjtë në Maqedoni.” Ndërsa duke iu referuar përmbushjes së premtimit për të ardhme më të mirë, i inkurajoi pjesëmarrësit me fjalët “Njerëzimi ka nevojë për diplomatë të mirë, të cilët do të mendonin për të mirën e botës!”.

Slavko Zharkov, nga Unioni i Studentëve të Universitetit FON, iu uroi mirëseardhje pjesëmarrësve si nikoqir i ngjarjes. Ndërkaq Ana Chaloska, si sekretare gjenerale bëri hapjen zyrtare të konferencës.

MMUN2015

Këtë vit konferenca mblodhi gjithsej 118 pjesëmarrës: të rinj nga universitete, shkolla të mesme e kolegje. Por këtë vit për të parën herë pati edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Gjermania. Ndërkohë që vullnetarët, që u kujdesën për realizimin e suksesshëm të konferencës ishin edhe nga SHBA, Japonia e vende të tjera.

Pjesëmarrësit gjatë kësaj konference ishin të gjithë delegatë të cilët ishin të përgatitur nga liderët përkatës të grupit dhe përfaqësonin një nga shtetet e caktuara. E secili lider i grupit kishte përvojë paraprake. Ja lista me shtetet e përfaqësuara dhe liderët e grupeve:MMUN 2015

MMUN 2015

 

  • Kina,  Ivana Vasileska;
  • Franca, Stefan Serafimovski;
  • M.B. e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Mia Micevska;
  • Federata Ruse, Maria Dimovska;
  • SHBA, Dushko Barutovski;
  • Argjentina, Pavel Denovski;
  • Australia, Stefan Petrovski;
  • Çad, Tijana Koljozova;
  • Çile, Jana Gjorgjievska;
  • Jordan, Simona Bogeva;
  • Ukrainë, Rina Halimi;
  • Luksemburg, Beti Prosheva;
  • Nigeria, Maja Gjorgjioska;
  • R.e Koresë, Viktoria Aleksoska;
  • Ruanda, Mario Ilioski;
  • Japonia, Leila Fetovska;
  • Meksika, Kate Angelova;
  • India, Maria Vodanova;
  • Irani,Julijana Dimitrieska;
  • Siria, Estera Kozlowska;
  • Korea Veriore, Nina Nikolikj;
  • Afrika Jugore, Bleona Osmanaj (Kosovë) dhe
  • Gjermania, Bleona Osmanaj (Kosovë). Kurse koordinatore gjenerale ishte Ivana Angelovska.

Më saktësisht delegatët vepruan në një nga komitetet. Të gjithë delegatët ishin përgatitur për mbledhjet, respektivisht dy sesionet me kohëzgjatje prej 3 orësh secila. Ata kishin kryer hulumtime, kishin formuluar pozicione, të cilat i debatuan me delegatët e tjerë në komitetin e tyre. Me qëllim që të gjejnë zgjidhjet më të mira rreth temave të përcaktuara, delegatët përpiluan rezoluta, e pastaj votuan për to.

“E veçanta e kësaj konference është se ju arritët të miratoni shumë rezoluta, gjë e cila nuk ndodh gjatë sesioneve të vërteta të OKB-së. Mbase ky është mesazhi më i fuqishëm që përçuat ju sot: se delegatët e shteteve të botës duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të gjejnë zgjidhjet për të gjitha çështjet”- tha Monika Ilioska Kantardzioska, në ceremoninë mbyllëse.

MMUN 2015

Delegatët u shpërblyen me çertifikata, ndërsa çertifikata shtesë u ndanë për delegatët më të mirë të secilit komitet në veçanti. Edhe atë:

  1. Nga Komiteti i parë i Asamblesë Gjenerale: Damjan Pop-Arsov, delegat i B. të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore;
  2. Këshilli i Sigurimit: Jovan Mladenovski, B. të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore;
  3. Këshilli Ekonomik dhe Social: Nikola Kiprijanovski, B. të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore
  4. UNICEF: Tamara Savevska, SHBA;
  5. Asambleja Gjenerale: Dijana Jovanovska , Kina;
  6. UNESCO: Gresa Smolica, Gjermani;
  7. FAO: Domenic Berisha, Rusi.
    Certifikatë me këtë rast iu nda edhe lideres më të mirë të grupit të M.B. të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Mia Micevska.

“Për çdo veprim kishte rregull të përcaktuar, nuk mund të flisnim thjeshtë pasi të kërkonim fjalën si në konferencat e tjera. Procedura strikte e bën jo të zakonshme dhe veçanërisht të paharrueshme këtë konferencë.”-kështu u shpreh një delegate për Portalb. /Portalb.mk

MMUN2015

 

Lajme të ngjashme

Back to top button