Kumanovë, FRI shpërndan shporta për fëmijët me nevoja të veçanta

Nën organizimin e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë dhe shoqata edukative “Vllaznia”,pas shpërndarjes së parë që u bë pak ditë më parë, në Kumanovë u bë edhe shpërndarja e dytë e shportave, ku gjithsej janë shpërndarë 50 shporta në shoqatën “Sadakaja” në të cilën shoqatë funksionon qendra për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Deri më tani Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë dhe shoqata edukative “Vllaznia”, që bashkëorganizojnë Shportën e Ramazanit, kanë shpërndarë më shumë se 200 shporta për  familjet në nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button