Përfundoi lustrimi kontrovers

Komisioni vërtetoi përfshirjen e 300 personave si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ndërsa gjatë këtyre viteve shqyrtoi dosjet e mbi 30 mijë personave, mes të cilëve funksionarë aktualë dhe të dikurshëm, profesorë, shkrimtarë, e të tjerë, shkruan KOHA.

Sipas kreut të lustratorëve, Axhiev, kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore që puna e këtij komisioni që në fillim ka qenë e sulmuar, pasi Komisioni ka prekur interesat e një grupi të madh njerëzish. Megjithatë, vërejtjet për punën e Lustrimit – kryesisht të ndërkombëtarëve, kanë qenë të shumta

“Mund të them se procesi ideologjik që pritej prej kohësh nga opinioni për të korrigjuar një padrejtësi historike, të cilën disa njerëz e bënë për motive ideologjike, apo politike, në dëm të të drejtave të personave-viktima të atij regjimi dhe fateve të familjeve të tyre, tani ka përfunduar. Puna jonë do të rrumbullakësohet gjatë ditëve në vazhdim, maksimumi deri në dy muaj. Unë dhe anëtarët jemi të kënaqur nga ajo që kemi arritur, që në fakt është shumë”, ka deklaruar Axhiev.

Disa prej lustrimeve më të bujshme ishin ato për ish-ministrat Ljubomir Fërçkovski, Tomisllav Çokrevski, ish-ambasadori Gjorgji Spasov, ish kreu i Kushtetueses Trendafil Ivanovski, regjisorii Vladimir Milçin, ish-drejtori i DSK-së, Sllobodan Bogoevski e të tjerë – që të gjithë të afërt me opozitën.

Lajme të ngjashme

Back to top button