Zaev dhe Arens biseduan për votuesit e importuar nga Pusteci

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e  OSBE – ODIHR-së, të udhëhequr nga ambasadori Gert Hinrih Arens, i cili ka qenë shef i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të fundit lokale. Zaev dhe Arens kanë biseduar për procesin e zgjedhjeve në vend, duke shqyrtuar problemet të cilët u paraqitën dhe përsëriten.

“Biseduam për implementimin jo të plotë të rekomandimeve të OSBE / ODIHR-së në rregulloren e zgjedhjeve, ndërsa është konfirmuar se në vendin tonë, sfidë serioze janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Vëmendja iu dha edhe parregullsive në zgjedhjet lokale, e posaçërisht votuesit e importuar nga Pusteci, frikësim të votuesve, keqpërdorim të institucioneve shtetërore. Ambasadori Arens theksoi se më e rëndësishmja është vullneti politik nga të gjitha subjektet politike që t’i ndjekin dhe zbatojnë të gjitha rekomandimet nga OSBE / ODIHR, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Anëtarët e delegacionit të OSBE/ODIHR kanë theksuar se duhet që patjetër të ekzistojë ndarje e qartë në mes ingerencave të partisë në qeveri dhe institucioneve shtetërore, sepse vetëm kështu mund të eliminohen keqpërdorimet e mundshme të qeverisë. Delegacioni i LSDM-së ka theksuar se nuk ka rekomandime që u jepet prioritet, por të gjitha rekomandimet janë prioritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button