Teknologjia shumë interesante e robotëve (VIDEO)

Robotët e sotëm janë përgjithësisht makineri me konture të ashpra dhe me lëvizje të forta. Por, një grup studiuesish në Universitetin Carnegie Mellon thonë se robotët, në veçanti ata që ndërveprojnë me njerëzit, duhet jenë më të butë dhe më të sigurtë.

Shumë prej robotëve të sotshëm u ngjasojnë njerëzve, disa vetëm pjesërisht, ndërsa disa të tjerë duken si të gjallë. Ka ndër ta që u ngjasojnë kafshëve, insekteve, peshqve, gjarpërinjve dhe zogjve.

Robot i dizajnuar si kafshë nga MIT
Robot i dizajnuar si kafshë nga MIT

Por, shumica kanë sipërfaqe të ashpra, të ndërtuara për të përballuar punë të rëndë.

Robotët e butë, si kjo fokë e vogël e quajtur Paro që argëton të moshuarit në këtë azil në Japoni, janë të rrallë. Por, studiuesit në Universitetin Carnegie Mellon thonë se duhen më shumë të tillë.

Roboti fokë, Paro
Roboti fokë, Paro, me një të moshuar

“Dhjetë vjet më parë, njerëzit po ndërtonin robotë, por ishin të interesuar për ndërtimin e robotëve të ashpër, me materiale të forta, dhe makineri të fuqishme.”

Meqë tashmë shumë robotë duhet të ndërveprojnë me njerëzit, studiuesi Park dhe kolegët e tij thonë krijimi i robotëve më të butë do t’i bëjë ata më të sigurtë për njerëzit.

Robotët nga filmi i vizatuar Wall-E: Wall-E dhe EVE
Robotët nga filmi i vizatuar Wall-E: Wall-E dhe EVE

Profesori i robotikës Chris Atkeson thotë se struktura e ashpër e një roboti mund të mbulohet me pjesë të mbushura me ajër, të cilat mund ta ndryshojnë formën sipas nevojës.

Ai thotë se studiuesit u frymëzuan nga Baymax, një robot në filmin Big Hero 6, të kompanisë Disney.

“Kam dëgjuar nga shumë njerëz rreth efektit pozitiv që filmi Big Hero 6 ka patur tek fëmijët, në dy mënyra kryesore. E para, bën të mundur që fëmijëve t’u pëlqejnë robotët, dhe e dyta, u ngjall dëshirën të bëhen shkencëtarë dhe inxhinierë.”

Ndihmës profesori i inxhinierisë mekanike Carmel Majidi thotë se paisjet elektronike që mbarten në trup janë një tjetër fushë ku studiuesit duhet të krijojnë materiale të reja për robotë më miqësorë.

“Është pra një synim kryesor për ne që të krijojmë materiale të cilat të jenë të përdorshme me paisjet mikro-elektronike tashmë të gjendura në treg.”

 

Në filmin Big Hero 6, roboti Baymax shërben edhe monitorues i shëndetit.

Kjo lloj teknologjie po përparon me shpejtësi, por studiuesit thonë se në mënyrë që të bëhet e tregtueshme, do të duhet të jetë më tërheqëse në prekje dhe në pamje.

Lajme të ngjashme

Back to top button