Pse duhet të votojmë për Gjykatën Speciale?

  1. Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së sepse po të ishte ashtu, atëherë Tribunali ndërkombëtar i Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i, duke përfshirë edhe shtete pjesëmarrëse në këto mekanizma do të ishin armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe të UÇK-së.
  2. Gjykata Speciale po të ishte e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, atëherë nuk do ta kërkonin mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë se Kosovës dhe miqtë e saj SHBA-ja dhe Gjermania që kjo gjykatë të krijohej.
  3. Gjykata Speciale është obligim dhe përgjegjësi ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe çdo obligim nga faktori ndërkombëtar duhet marrë me shumë seriozitet sepse mund të ketë pasoja të parashikueshme për vendin tonë.
  4. Në rast se edhe tentimi i dytë për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese dështon, atëherë themelimin e Gjykatës Speciale do ta bënte OKB-ja dhe atë në kuadër të rezultues 1244, duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe duke dëmtuar seriozitetin dhe kredibilitetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
  5. Krijimi i Gjykatës Speciale nëse do ta cenonte sovranitetin e Kosovës, atëherë a nuk na e paska cenuar sovranitetin edhe KFOR-i, UNMIK-ut, EULEX-i dhe Serbia në veri!
  6. Në rast se e refuzojnë edhe për herën e dytë ligjvënësit Gjykatën Speciale, pa mëdyshje që ketë do ta bënë OKB-ja, sepse këtë do të ia mundësonte neni 41 i kartës se OKB-së në bazë të të cilit janë krijuar gjashtë tribunale dhe të cilat kanë funksionuar sipas të drejtës ndërkombëtare.
  7. Në rast se e themelon Gjykatën Speciale/Tribunalin OKB-ja dhe rezoluta përmban kapituj mbi gjenocidin dhe fuqizon UNMIK-un dhe rezolutën 1244, të vetmit fajtor atëherë do të mbesin deputetet e Kuvendit të Kosovës.
  8. Në rast se në tentimin e dytë nuk themelohet Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës, atëherë kjo na dëshmon se deputetet e kësaj legjislature kanë qëllim mbrojtjen e individëve të cilët pritet të akuzohen se sa mbrojtjen e luftës Çlirimtare sepse nëse vërtetë po u dënojka lufta e Ushtrisë se lavdishme Çlirimtare, atëherë ajo qenka dënuar me dënimin e komandantit të saj Sylejman Selimi, eh jo me krijimin e Gjykatës Speciale.
  9. Në rast se duam që ta mbrojmë imazhin dhe shtetin e Kosovës për të cilin luftuan ushtaret e UÇK-së, atëherë edhe pse vendim shumë i dhimbshëm, Gjykatën Speciale duhet ta votojmë sepse do ti eliminonte të gjitha dyshimet e ngritura.
  10. Në rast se ligjvënësit do të rivotojnë kundër krijimit të Gjykatës Speciale, kjo do të na dëshmonte se ata po na bëjnë kurban 2 milion qytetarëve për 10 të akuzuarit e mundshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button