Qindra emigrantë në kufi luten për hyrje në Maqedoni: Edhe ne jemi njerëz, nuk jemi kafshë! (Video)

Në kufirin e vetëm mes Greqisë dhe Maqedonisë, në territorin grek, qindra emigrantë me ditë përpiqen të hynë në territorin maqedonas pa sukses. Nën diell, pa bukë dhe kujdes shëndetësor, thërrasin për ndihmë – Greqia kërkon të dalin prej shtetit, ndërsa Maqedonia nuk i lejon të kalojnë ilegalisht, njofton A1.on.

“Na trajtojnë si kafshë. Për çfarë të drejta njerëzore flasin? Ku janë Kombet e Bashkuara, ku është Bashkimi Evropian? Ku u zhduk Kryqi i Kuq? Këtu ka njerëz të sëmurë, të lënduar, dhe të lodhur të cilët kanë udhëtuar në këmbë me ditë.” shprehen emigrantët.

Emigrantët, pranë kufirit të Gjevgjelisë, por në territor grek, për A1on thanë se policia maqedonase u ka thënë se Sërbia shpalli mbylljen e kufirit dhe se nuk mund të kalojnë nëpër Evropë. MPB këtë e shpalli edhe zyrtarisht më parë – tha se mori masa parandaluese për shkak të shpalljes së Hungarisë për ta bërë mur kufirin me Serbinë, e cila e provokoi reagimin e Sërbisë se do t’i kthejë të gjithë emigrantët në Maqedoni. Ndërkohë, Greqia ende kërkon që të dalin prej shtetit emigrantët për 30 ditë.

“Nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz. Qeveria maqedonase me masa të tilla i përkrah kontrabandistët të cilët për 2,000 euro përsëri vetëm disa njerëz i çojnë përtej kufirit. Kërkojmë vetëm të na lejoni të kalojmë, nuk do të mbetemi në Maqedoni.”shprehen emigrantët.

Emigrantët nuk kanë pasaporta për të kaluar në territor të Maqedonisë legalisht, dhe për atë shkak përpiqen edhe në mënyra tjera. Ata që arrijnë të hynë lejohen në shtet vetëm 72 orë. Deri tani u është ndaluar hyrja në vend rreth 2,000 emigrantëve.

“Çdo ditë përpiqemi, por policia na kthen mbrapa. Këtu nuk kemi ushqim, ujë, dhe vend për të fjetur. Nëse blejmë ushqim shumë më shtrenjtë na e shesin.Nuk kemi pasaporta, ikëm nga shteti ynë, asgjë nuk morëm me vete. Të ishte mirë në shtetin tonë nuk do kishim dalë. – thonë emigrantët.

Në stacionin e trenit në Gjevgjeli qindra emigrantë të cilët kanë arritur të hynë në shtet prisnin tren duke shpresuar se do ta kalojnë kufirin me Sërbinë, e prej aty do të vazhdojnë në Austri dhe Gjermani.

Lajme të ngjashme

Back to top button