‘E verdha është e gjelbër’ edhe në Kërçovë

Ditën e shtunë, Komuna e Kërçovës do t’i bashkëngjitet projektit gjithëpërfshirës “Eja Maqedoni” duke organizuar një aksion pastrimi që planifikohet të përfshijë të gjithë qytetin.

Projekti i titulluar “E verdha është e gjelbër”, do të jetë motoja e nismës për pastrimin e qytetit dhe siç paralajmërojnë nga kjo komunë, e gjithë administrata e Komunës së Kërçovës, do t’i bashkëngjitet aksionit për pastrimin dhe rregullimin e qytetit, duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
“Kryetari komunës .Fatmir Dehari, gjithashtu do të jetë gjatë tërë realizimit të aksionit në terren, që së bashku me qytetarët, nëpunësit, profesorët, nxënësit, punëtorët do të marrë pjesë në pastrimin e qytetit. Me këtë rast, apelojmë te qytetarët që sa më masovikisht të marrin pjesë në pastrimin e qytetit, sepse kjo bëhet me qëllim që të mënjanohen hedhurinat dhe të kemi ambient më të pastër jetësor.” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Kërçovës.

Aksionit do t’i bashkëngjiten të gjitha shkollat dhe ndërmarrjet që funksionojnë në Kërçovë të cilët do të shpërndahen në grupe, me qëllim të përfshirjes së gjithë territorit të komunës

Lajme të ngjashme

Back to top button