Kumanovë, pakënaqësi në “Lagjen e Trimave” për ndihmat

Edhe pas përfundimit të punës së Komisionit për verifikim e dëmeve, dhjetëra banorë nga Lagja e Trimave ndjehen të anashkaluar nga Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve. Sipas tyre, në rrugën që banojnë ata ndihma prej 100 mijë denarësh është ndarë në mënyrë selektive edhe pse siç thonë ata, policia ka qenë e strehuar dhe e mobilizuar nëpër shtëpitë e tyre gjatë aksionit, njofton Alsat-M.

“Nga njëri aspekt ne jemi të anashkaluar. Kjo rrugë, ana e majtë jemi të anashkaluar. Tash nuk e di nga shteti apo nga Komisioni. Me sa dimë ne, çdo familjes së shpërngulur gjatë kohës që është zhvilluar aksioni këtu, Qeveria e Maqedonisë i ka premtuar nga 100 mijë denarë. Ana e djathtë e rrugës i kanë marr të hollat, ndërsa nga ana e majtë asnjë. Ka familje që nuk janë këtu, janë në mërgim, por kanë marr të holla. Nuk dimë arsyet pse Komisioni apo Qeveria na ka anashkaluar”, tha një banor.

Edhe familjet maqedonase po në të njëjtën lagje, ankohen për një diskriminim të tillë. Ata apelojnë që ose t’i ndihmohet të gjithëve ose askujt.

Lajme të ngjashme

Back to top button