E frikshme! Porsche ndahet më dysh, vdes djali i miliarderit rus (Video)

Një Porsche 911 Turbo S, veturë sportive u nda në dy pjesë duke u shndërruar në një grumbull hekurash dje gjatë një aksidenti në qendër të kryeqytetit rus, Moskë.

Sipas televizionit rus, RT, dy të rinj vdiqën në aksident pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit luksoz në një rrugë të lagur nga shiu, pasi po voziste me një shpejtësi prej më shumë se 150 km/h, transmeton lajmi.net.

Vetura pas rrëshqitjes u përplas në një shtyllë ndriçimi të rrugës duke u ndarë në dy pjesë.

Autoritetet thanë se trupat e viktimave u gjetën disa metra larg pjesëve të automjetit të bërë copë – copë. Ata vdiqën menjëherë, ka thënë policia, e cila shtoi se shoferi ishte djali i një ish politikani rus.

Porsche po drejtohej nga 23-vjeçari Igor Esipovsky, djali i një guvernatori rus i cili vetë vdiq në një aksident me helikopter në vitin 2009, raporton Lajmi.

Ndërsa pasagjeri në veturën super të shpejtë ishte Talya Ballo, 26-vjeçar, djali i vetëm i një biznesmeni milioner rus.

Lajme të ngjashme

Back to top button