83 shtete kanë falimentuar në dy shekujt e fundit

Duket qartë që nuk janë të pakta rastet kur vendet “ngrenë” flamurin e falimentimit, duke pasur parasysh këtu që rreth 83 shtete të botës përshirë edhe SHBA-në, Gjermaninë, Japoninë apo edhe Anglinë kanë rënë preh e krizave financiare si dhe pamundësisë së likuidimit.
Rënia përsëri në krizë financiare e Greqisë e cila është sot në plan të parë për botën na solli përsëri në mendje rëniet e vendeve të tjera më parë.
Sipas të dhënave të klasifikuara nga gazetari i Anadolu Agency (AA), në shekullin e 19-të nga 83 vende të cilat ranë në krizë financiare dhe në pamundësi likuiditeti ndaj borxheve të brendshme dhe të jashtëm, vetëm 4 shtete të zhvilluara arritën të dalin me sukses.
Katër shtetet në fjalë janë Australia, Zelanda e Re, Belgjika dhe Kanadaja. Ndërkohë që mes shteteve të cilat ngritën flamurin e falimentimit kishte edhe ekonomi të mëdha botërore.
– SHBA-ja nuk i shpëtoi dot falimentimit-
Edhe pse nuk dihet shumë, SHBA-ja që nga formimi si shtet deri në ditët tona ka rënë 5 herë në gjendje krize likuiditeti ku nuk ka mundur të shlyejë borxhet.
Rasti i parë i këtyre krizave të cilat zakonisht janë përjetuar për shkak të problemeve në sektorin bankarë ka qenë ajo e vitit 1790, ndërsa e fundit në vitin 1933.
Për këtë arsye disa ekonomistë mos pagesën e bonove të kursimit të shtetit të prillit dhe majit të vitit 1979 e vlerësojnë në kategorinë e rënies së likuiditetit dhe problemeve financiare.
Problem i dalë për shkak të mos rritjes së tavanit të borxhit nga Senati Amerikan pas aprovimit të ligjit gjeti zgjidhje.
Por nga ana tjetër borxhi i brendshëm i cili pritet të kalojë prodhimin bruto në vitin 2039 mund të çojë SHBA-në në një falimentim apo në një rënie të likuiditetit financiarë.
– Gjysma e Europës falimentoi-
Përpjekjet e liderëve të Europës për të nxjerrë Greqinë nga kriza financiare është për shkak të përvojës së tyre vitet e fundit ku një numër i madh vendesh u gjenden përballë falimentimit.
FMN sipas një kërkimi mbi falimentimet dhe krizat financiare të vendeve të Europës nga vitet 1800 – 2012 thotë se 22 nga 47 vendet e Europës nuk i shpëtuan dot krizës financiare dhe falimentimit.
Për shembull Gjermania e cila është forca e katërt ekonomike në botë dhe e para e BE-së në vitet 1939 – 2015 ka kaluar 8 kriza financiare. Vend i cili për herë të fundit falimentoi në 1939 dhe 1948 ka arritur suksesin e sotëm për shkak të reformave shtrënguese.
Nga ana tjetër edhe Britania e cila gjendet në 5 ekonomitë më të mëdha në botë ka falimentuar 5 herë ku ajo e fundit ishte në vitin 1932.
– Spanja dhe Austria e la pas Greqinë-
Spanja është vend i cili ka falimentuar më shumë se çdo vend tjetër në BE. Ajo ka falimentuar gjithsej 9 herë ku 8 herë i përkasin shekullit të 19-të dhe një herë në shekullin e 20-të.
Spanjën e cila falimentoi për herë të fundit në 1939 e ndjek Austria me 7 falimentime dhe më pas Greqia me 7.
Por në rast të ndonjë mos marrëveshjeje me kreditorët Greqia rrezikon të përjetojë falimentimin e 7.
Tani e gjithë bota është e inkuadruar në faktin se nëse Greqia do të mund të paguajë apo jo borxhin e FMN-së në kohë. Kohë kjo e cila përfundon më 30 qershor.
Portugalia me katër histori falimentimesh dhe Rumania me 3 ndiqen nga Franca, Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë falimentuar nga një herë.
– Oqeania, i vetmi rajon që nuk ka asnjë vend të falimentuar-
Në kontinentin aziatik 14 nga 47 vende janë përshirë në falimentim ku mund të përmendim dhe fuqi të mëdha ekonomike si Kina, India apo dhe Japonia.
Kina e cila po përparon për në vendin e parë të ekonomisë botërore ka falimentuar gjithsej 4 herë që nga viti 1800, ndërsa Japonia dy herë.
Ndërkohë në kontinentin afrikan ku uria dhe skamja është e pranishme kudo 22 vende nga 54 kanë rënë në kënetën e falimentimit.
Nga ana tjetër 14 vendet e Oqeanisë ku ndër të tjera mund të përmendet Australia, Zelanda e Re apo edhe vendet e Antarktidës janë vendet që nuk e kanë shijuar asnjëherë falimentimin.
– Vendet Latine në krye të listës së falimentimeve –
Vendet e Amerikës Latine janë në krye të listës për sa i përket problemeve financiare në 200 vitet e fundit.
12 vende të Amerikës Latine të paktën një herë kanë falimentuar. Ndërsa në Amerikën e Veriut 13 nga 23 shtete për shkak të problemeve të likuiditetit dhe ato financiare të paktën një herë kanë shpallur falimentimin.
Krahas kësaj vendet të cilat kryesojnë për falimentim janë: Peruja, Venezuela, Ekuadori të cilat kanë falimentuar plot nga 10 herë. Ato i ndjekin Rusia, Brazili, Meksika, Uruguai, Kili, Kosta Rika dhe Spanja me nga 9 herë.
Ndërkohë që këto vende pasohen nga Argjentina me 8 falimentime, Kolumbia, Republika Dominikane, Guatemala, Paraguai dhe Austria vjen më pas me nga 7 falimentime secila. Pas tyre vjen Turqia, Greqia, dhe Nikaragua të cilat kanë falimentuar nga 6 herë.